Messias: Shpresonin që të kualifikoheshim

Futboll

Messias: Shpresonin që të kualifikoheshim

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 14:07
Messias: Shpresonin që të kualifikoheshim

Junior Messias rikthehet të flasë për zhgënjimin që Milani pësoi në Champions:

“Shpresonin që të kualifikoheshim dhe bëmë gjithçka për të arritur fitoren. E dinim që ishte një ndeshje e vështirë, sepse asnjëherë nuk është e lehtë që të fitosh përballë Liverpoolit”.

Duke folur për MilanTV, braziliani mbetet optimist për pjesën e mbetur të sezonit: “Kemi treguar se jemi një skuadër e madhe, shumë e fortë. Mund të mendojmë për gjëra të mëdha, duke parë përpara dhe duke luajtur ashtu siç kemi bërë deri më tani”.

Në aspektin personal, Messias thotë se Champions “ka qenë një eksperiencë e bukur, ku kam luajtur kundër dy klubeve të mëdha. Do ta ruaj gjithmonë këtë kujtim”.

Tashmë vëmendja duhet të përqendrohet në kampionat: “Udinese? Kundër nesh të gjitha skuadrat luajnë ndeshjen e jetës, prandaj duhet të vazhdojmë të luajmë si gjithmonë”, ka përfunduar Messias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat