Manchester City do t’i ofrojë kontratë të re Cancelos

Futboll

Manchester City do t’i ofrojë kontratë të re Cancelos

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 17:38
Joao Cancelo

Kampioni anglez dëshiron ta blindojë mbrojtësin e krahut të djathtë.

Manchester City do t’i ofroj një kontratë të re mbrojtësit të krahut të djathtë Joao Cancelo, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Krerët e Cityt e konsiderojnë Cancelon si lojtarë kyç të skuadrës për të tashmen dhe një periudhë më afatgjate, përcjell KosovaPress.

Planet janë që të hapin bisedimet dhe t’i rinovojnë kontratën yllit portugez në muajin e ardhshëm, ku bisedimet pritet të zhvillohen në vitin 2022.

Cancelo është përfshirë në një marrëveshje shkëmbimi mes Juventusit dhe Manchester Cityt, ku ky i fundit pagoi dëmshpërblim prej 28 milionë eurosh dhe përfshiu mbrojtësin Danilo në marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat