Josa shpërtheu si kurrë më parë

Futboll

Josa shpërtheu si kurrë më parë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 17:36
Josa shpërtheu si kurrë më parë

Në ndeshjen mes Kukësit dhe Laçit kanë festuar dy skuadra në fundin e takimit, kurbinasit dhe Tirana. Verilindorët hynë me vonesë në fushën e lojës teksa Guindo realizoi dy gola në vetëm tre minuta. Fillimisht me gabimin e mbrojtësave të Kukësit dhe më pas me shërbimin e bukur të shokut të skuadrës, atje ku Guindo nuk mund të gabonte.

Me një avantazh 0-2 që në minutat e para, Laçi e kishte më të lehtë për të menaxhuar ndeshjen dhe u kthye e gjitha mbrapa. Kukësi e kishte të vështirë që të gjente hapësirat, ndërsa goli i anuluar i Lulaj në fundin e pjesës së parë kishte shumë polemika.

Meta ishte i sigurt se në zonë kishte faull dhe pas rishikimit të pamjeve, i qëndroi vendimit për anulimin e golit. Minutat e fundit janë bërë dramatike teksa Hila gaboi penalltinë në të 90 duke goditur traversën, pa arritur të barazonte rezultatin. Kështu Laçi afrohet më tepër me Mirel Josën në vendet e para, ndërsa Tirana feston për shkëputjen me katër pikë nga Kukësi.

Mirel Josa, tha: “Nuk kam festuar si sot kur isha te Tirana se atëherë ka pasur ekip të mirë dhe unë isha më i qetë, por ka pasur edhe dy tre raste atëherë. Për mua është shumë e rëndësishme ajo që kam parë në 10 minutat e fundit.

Djemtë po luftonin dhe po mbronin njëri-tjetrin, kjo ka rëndësi të madhe. Duhet të bënim më tepër në sulm kur u ngushtua rezultati për t’i thënë Kukësit se duhej të kishte kujdes dhe të mos hidhej i gjithi në sulm. Tirana po kryeson me meritë, ka problemet e saj dhe do ta shohim me qetësi në vazhdimësi. Kemi deri të martën kohë që të rikuperohemi. Të mendojmë për Tiranën që sot dhe jo të festojmë për Kukësin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat