Tirana fiton, Kastrioti në krizë

Futboll

Tirana fiton, Kastrioti në krizë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:14
Tirana fiton, Kastrioti në krizë

Me sfidën Kukësi-Laçi në “Air Albania” është mbyllur edhe java e 12 e Abissnet Superiores, teksa rezultatet i kanë buzëqeshur Tiranës, që ka fituar ndaj Kastriotit dhe ka përfituar nga humbja e verilindorëve të Longos, për t’u shkëputur me 4 pikë në krye.

Një fitore minimale, por mjaft e vuajtur dhe e rëndësishme, ishte edhe ajo e Vllaznisë ndaj Partizanit, me kuqeblutë që vijojnë të ruajnë vendin e tretë dhe të mbajnë hapin e Tiranës kryesuese, ndonëse ende larg me pikë.

Bëjnë hap pozitiv edhe Laçi e Teuta, me kurbinasit që marrin fitoren e dytë radhazi dhe katapultohen në vendin e katërt, ndërsa Renato Arapi feston fitoren e parë në karrierën e tij si trajner.

Në Korçë Skënderbeu fiton përballjen direkte për mbijetesë me Egnatian dhe parakalon rrogozhinasit, duke prishur edhe debutimin e trajnerit Zekerija Ramadani, ndërsa Kastrioti shkon nga disfata në disfatë dhe mbetet e fundit me vetëm 5 pikë në 12 javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat