Probleme në mbrojtje te Chelsea

Futboll

Probleme në mbrojtje te Chelsea

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:52
Probleme në mbrojtje te Chelsea

Katër mbrojtës të Chelsea ndodhen në vitin e fundit të kontratës. Cesar Azpilicueta, Antonio Rudiger, Thiago Silva dhe Andreas Christensen dalin lojtarë të lirë në fund të sezonit.

Rinovimet po vonojnë dhe një gjë e tillë ka shkaktuar shqetësim në dhomat e zhveshjes së kampionëve të Europës sipas raportimeve të mediave angleze. Sidomos ai i kapitenit Azpilicueta.

Drejtuesit e klubit londinez nuk kanë vendosur akoma të zgjasin bashkëpunimin me liderin e ekipit, por edhe me lojtarët e tjerë të repartit defensive të skuadrës së Thomas Tuchel.

Trajneri gjerman shpreson që të zgjidhet sa më shpejt kjo çështje dhe të vijnë firmat e para, përndryshe rrezikon të humbasë me parametra zero lojtarët e prapavijës.

Të katër futbollistët kanë oferta të shumta nga klube të Premier League, ndërsa ka interesim për ta edhe nga Real Madrid e Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat