Arsenal gati të paguajë 40 milionë euro për mesfushorin e Leipzigut

Futboll

Arsenal gati të paguajë 40 milionë euro për mesfushorin e Leipzigut

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:38
Dominik Szoboszlai.

Arsenal është gati të paguajë rreth 40 milionë euro për mesfushorin ofensië i RB Leipzigut, Dominik Szoboszlai.

Hungari është duke u parë si ndër futbollistët me perspektivë në Evropë dhe “Topçinjtë” duan të sjellin një lojtar, pasi dy yjet si Nicolas Pepe dhe Martin Odegaard nuk janë duke gjetur formën më të mirë.

Sipas Todo Fichajes, Arsenal është duke shikuar mundësinë për të transferuar Szoboszlai përreth 40 milionë euro, i cili gjithashtu dëshiron të luajë në Premierligë.

Ndërkohë, për momentin nuk ka ndonjë skuadër tjetër të Premierligës të interesuar për futbollistin, por ekziston që edhe Chelsea t’i bashkohet garës ngase dëshiron ndryshime si Kai Havertz dhe Hakim Ziyech.

Raporti shton se Szoboszlai është i hapur për kalimin te Arsenal, por vetëm nëse kjo e fundit siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat