E papritur, Salah në radarin e Manchester City-it

Futboll

E papritur, Salah në radarin e Manchester City-it

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:28
Mohamed Salah.

Manchester City thuhet se është në pozitë të fortë për të transferuar yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Egjiptiani është ndër futbollistët më të mirë në botë kohëve të fundit dhe mund të largohet nga “Anfield”, nëse nuk arrin marrëveshje për rinovim.

Kontrata momentale e Salah skadon në fundin e sezonit të ardhshëm, që vendos Liverpoolin në presion për të pranuar oferta, në rast që futbollisti nuk rinovon së shpejti.

Sipas “El Nacional”, Man City është duke prirë në garë për Salah, me trajner Pep Guardiola që e vlerëson lartë futbollistin.

Ndërkohë, në të kaluarën është raportuar edhe që Barcelona e do sulmuesin, por ky i fundit pastaj deklaroi se ndihet i lumtur te Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat