Pele kthehet në spital

Futboll

Pele kthehet në spital

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:07
Pele

Pele është rikthyer në spital për t’iu nënshtruar trajtimit për një tumor të zorrës së trashë.

Legjenda e Brazilit është në gjendje stabile dhe spitali i Sao Paulos, “Albert Einstein”, ku po qëndron, tha të mërkurën se ai do të lirohet në ditët në vijim.

Pele iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor të zorrës së trashë në shtator dhe kaloi gati një muaj në spital.

81-vjeçari tre herë fituesi i Kupës së Botës tha në atë kohë se do t’i duhej t’i nënshtrohej kimioterapisë.

Ndihmësi i tij Pepito Fornos ka thënë për Associated Press se Pele po bën seanca kimioterapie për të trajtuar tumorin që u gjet gjatë ekzaminimeve në fund të gushtit, shkruan standard.co.uk.

Sipas njoftimit të së mërkurës nga spitali, ai tani po “vazhdon” trajtimin e tij.

Pele, i cili është lojtari i vetëm që ka fituar Kupën e Botës tre herë dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje, tha në Tëitter muajin e kaluar se “mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat