Karim Benzema pritet të jetë i gatshëm për derbin ndaj Atleticos

Futboll

Karim Benzema pritet të jetë i gatshëm për derbin ndaj Atleticos

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:36
Karim Benzema

Karim Benzema pësoi një lëndim gjatë fitores 2:0 të Real Madridit ndaj Real Sociedadit të shtunën dhe paraprakisht u raportua që mund të mungonte me javë.

Sidoqoftë, testet mjekësore treguan se 33-vjeçare nuk ka lëndim serioz dhe mund të jetë i gatshëm ndaj Atletico Madridit në fundjavën e ardhshme.

Benzema ka një formë të jashtëzakonshme momentalisht, duke shënuar 17 gola dhe duke dhuruar 12 asiste në 20 ndeshje deri tani në të gjitha kompeticionet.

Fatmirësisht për Ancelottin, Luka Jovic hyri duke e zëvendësuar francezin dhe dhuroi një asist e më pas edhe shënoi, duke ia siguruar fitoren “Los Blancos”.

Kështu, Jovic pritet të startojë ndaj Interit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat