I fundit në Premier League, por i pasur pas kalimit te pronësisë te Pif (fondi shtetror saudit), Newcastle nuk është i gatshëm të presë verën për të nisur fushatën e përforcimit, duke përdorur të gjitha paratë në dispozicion, gati për çmenduri në janar.
Objektivi i deklaruar tashme eshte vetem nje: Jesse Lingard, futbollisti i Manchester United kontrata e te cilit skadon në qershor të 2022 dhe ka perfunduar në mesin e rezervave të Djajve të Kuq.
Sipas Times, Magpies do të kishin bërë tashmë një propozim të rëndësishëm ekonomik dhe do të ishin gati të lidhnin një kontratë me vlerë 100 mije euro në javë që do ta bënte Lingard futbollistin më të paguar në historinë e klubit.
Megjithatë, vullneti i ndërkombëtarit anglez mbetet ende për t’u kuptuar: më mirë pak hapësirë në një ekip që lufton për zonat fisnike të tabelës apo një yll në fund të Premier League?