Real Madridi vazhdon me formën e lartë në kampionatin spanjoll.
Madrilenë shënuan fitore në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Sociedadit.
Tre pikë që e gëzojnë shumë trajnerin Carlo Ancelotti, duke krijuar edhe diferencën me vendin e dytë.
Futbollisti Adnan Januzaj u paraqit nga minuta e parë por nuk ia dolën që të nxjerrin rezultat të favorshëm ndaj Realit.
Januzaj u zëvendësua në minutën e 68-të nga Portu.
Januzaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 60-të.
Golat u shënuan nga Vinicius Junior (47’) e Joviq (57’).
Reali kryeson me 39 pikë, ka 8 më shumë se Sevilla në pozitën e dytë dhe Sociedad është i pesti me 29 sosh pas 16 jave.