Rikthimi te goli, Ismajlgeci: Festa ka lidhje me “Big Brother VIP”

Futboll

Rikthimi te goli, Ismajlgeci: Festa ka lidhje me “Big Brother VIP”

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 17:26
Rikthimi te goli, Ismajlgeci: Festa ka lidhje me “Big Brother VIP”

Marsel Ismajlgeci gjeti golin në Abissnet Superiore përballë Egnatias.

Anësori i majtë i Tiranës, autor i golit të parë në fitoren 0-2 përballë Egnatias, foli për “Gol pas Goli” në Supersport rreth fitores, zhbllokimit të tij dhe të ardhmes, teksa nuk munguan batutat në lidhje me festimin.

“Kisha shumë që e kërkoja golin, kisha humbur disa raste në ndeshjet e fundit, por shyqyr që shënova. Për ekipin ishte pozitive kjo ndeshje për ne, pasi kishim dy ndeshje pa fitore. Shkova herën e parë, por nuk ma dha Seferi. Më tha që do e bëjmë herën tjetër golin.

Festimi? Na ka tërhequr Big Brotheri dje, prandaj festuam ashtu sot. Dua që të jap gjithmonë maksimumin, të ndihmoj ekipin me çfarë të mundshëm dhe të synoj ekipin kombëtar më pas. Big Brother mbaron vonë? Kemi marrë leje nga trajneri Shehi”, deklaron anësori i majtë i Tiranës, i cili ndalet edhe te merkato.

“Interesime ka pasur që vjet, por nuk u kryen në verë transfertat. Do vazhdoj të punoj akoma më shumë dhe shpresoj që të iki, pse jo. Në asnjë moment nuk e kam vrarë mendjen që jo do iki sot, jo nesër. Jam përqendruar të jap maksimumin. Çdo gjë ka kohën e vet”, përfundoi 21-vjeçari i 25 herë kampionëve të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat