Pesë gola në përbaljen e skuadrave londineze, Chelsea kokulur 

Futboll

Pesë gola në përbaljen e skuadrave londineze, Chelsea kokulur 

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 15:23
Pesë gola në përbaljen e skuadrave londineze, Chelsea kokulur 

West Ham u tregua kockë e fortë për Chelsean, në derbin e skuadrave të Londrës.  

West ka shënuar fitore me rezultat 3:2 kundër Chelseas, në ndeshjen e javës së 15-të në Premier League në futboll. 

Duhet theksuar se në minutën e 39-të, portieri i Chelseas, Mendy shkaktoi penallti të çuditshme e të panevojshme.

Për West Ham shënuan Lanzini (40'-nga penalltia), Bowen (56') e Masuaku (87’) dhe për Chelsean T. Silva (28') e Mount (44'). 

West Ham fiton tre pikë të mëdha, duke treguar se nuk është rastësisht në Top 4-sh.

Chelsea renditet në pozitën e parë me 33 pikë e West Ham e mban të katërtin me 27 sosh. Chelsea dy herë avancoi por humbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat