Pse refuzoi Chelsean?

Futboll

Pse refuzoi Chelsean?

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 14:27
Pse refuzoi Chelsean?

Ralf Rangnick pak ditë më parë u emërua trajner i ri i Manchester Unitedit.

Ai erdhi pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaerit, duke nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezonit.

Pas përfundimi të këtij sezoni, Rangnick do të marrë rolin e konsulentit edhe për dy vjet të tjerë.

63-vjeçari ishte i lidhur edicionin e kaluar për një kalim te Chelsea në vend të Frank Lampardit por ai refuzoi ofertën e tyre, teksa në një intervistë ai zbuloi pse kishte refuzuar ofertën e “The Blues”.

“Kur Chelsea më kontaktoi, ata më ofruan vetëm opsionin e të qenit trajner i përkohshëm për katër muaj”.

“Tani te United kam kontratë gjashtë muaj e gjysmë, është zhvilluar vetëm 1’3 e kampionatit, poashtu kam një rol këshillues dy-vjeçar”

“Nuk mund ta refuzoja ofertën e Man Utd, nëse ata më ofrojnë një kontratë afatgjate në fund të sezonit atëherë do të shikojmë”, tha Rangnick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat