Daja: Në ndeshjet e fundit kemi pasur përballje të vështira me Skënderbeun

Futboll

Daja: Në ndeshjet e fundit kemi pasur përballje të vështira me Skënderbeun

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 11:53
Daja: Në ndeshjet e fundit kemi pasur përballje të vështira me Skënderbeun

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Skënderbeut, në stadiumin “AIR Albania”, në orën 16:45, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Ilir Daja i cili ka analizuar këtë takim:

Momenti pozitiv – “Vijmë pas tre javëve të fundit të kampionatit me 2 fitore dhe një barazim. Po në këtë gjëndje vjen edhe kundërshtari pasi ka marë pikë me ekipet e vendeve të para të renditjes.

Në këto 10 javë kemi kuptuar që nuk ka ndeshje të lehta, pasi çdo skuadër mund të marrë pikë ndaj kujtdo. Megjithatë vimë në një moment të mirë, pasi në 3 ndeshjet e fundit kemi marrë edhe pikët dhe shkojmë me besim në duelin ndaj Skënderbeut”.

Fryma – “E kam thënë shpeshherë që elementi kryesor i Partizanit është fryma e grupit. Lojtarët kanë një kimi të shkëlqyer me njëri-tjetrin pra kanë një frymë të mirë grupi pasi në 3 ndeshjet e fundit kanë sakrifikuar shumë dhe ja ka kanë dalë”.

Skënderbeu – “ Në ndeshjet e fundit kemi pasur përballje të vështira me Skënderbeun. Ata janë një skuadër për t’u vlerësuar pasi mbrohen mirë, dinë të dalin para dhe në kundërsulm janë të frikshëm. Gjithsesi ne kemi punuar mirë gjatë kësaj jave, kemi pasur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë sfidë dhe do të përpiqemi ta godasim Skënderbeun aty ku ka pikat e dobëta, jemi në një moment të mirë dhe luajmë për maksimumin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat