Ronaldo spektakolar, Manchester Utd fiton derbin

Futboll

Ronaldo spektakolar, Manchester Utd fiton derbin

Nga: K.Goca Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 22:34
Ronaldo ashtu si di, dramë në Old Trafford

Manchester Utd ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:2 ndaj Arsenalit, në derbin e madh të Premier League.

Ndeshje me kthesa në rezultat por ‘Topçinjtë’ dolën duarthatë.

Ndeshja e fortë në "Old Trafford", Manchester Utd përmbys epërsinë Arsenalit. 

Smith Rowe kaloi në epërsi me 0:1 Arsenalin në minutën e 13-të, ndërsa Fernandes barazon në minutën e 44-të. 

Në minutën e 52-të, Cristiano Ronaldo ashtu si di, brenda 16-shit me goditje të fortë, kalon në epërsi Manchester Utd. 

Ky ishte goli i 800-t në karrierë për Ronaldon.  

Nuk vonoi as tre minuta (55') dhe sërish barazohet rezultati (2:2). Shënues Odegaard. 

Në minutën e 70-të, Cristiano Ronaldo shënon për rezultatin 3:2.

Është goli i dytë për Ronaldon. Ronaldo spektakolar, Manchester Utd fiton derbin.

Pas javës së 14-të në Premier League, Arsenali zë vendin e 5-të m 23 pikë e Manchester Utd të 7-tin me 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat