Benitez konfirmohet si trajner i Evertonit

Futboll

Benitez konfirmohet si trajner i Evertonit

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 21:55
Benitez konfirmohet si trajner i Evertonit

Rafa Benitez konfirmohet si trajner i Evertonit.

Drejtuesit më të lartë të klubit kanë besim të plotë se shumë shpejt rezultatet e ekipit në kampionat do të përmirësohen.

Siç transmeton SS, trajneri spanjoll ishte nën presion të jashtëzakonshëm për shkak të ecurisë tepër të dobët dhe rezultateve negative, që e kanë zbritur klubin e mirënjohur nga Merseyside në gjysmën e dytë të klasifikimit të Premier League-s.

Megjithatë këtë herë 61-vjeçari madrilen mori mbështetje të plotë nga vetë numri 1 i klubit, Farhad Moshiri, që shfaqi besimin e tij se situata në renditje do të ndryshojë shumë shpejt për mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat