Visoka: Arbëria po lufton fuqishëm për rikthim në elitën e futbollit 

Futboll

Visoka: Arbëria po lufton fuqishëm për rikthim në elitën e futbollit 

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:18
Megzon Visoka në mes

Arbëria nga Dobraja e Madhe synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Skuadra nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, përfundoi stinorin vjeshtor në vend të tretë me 23 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B, ka tre me pak se lideri Vushtrria dhe dy se Ferizaj në pozitën e dytë.

Arbëria sot arriti edhe një sukses, duke u kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Kosovës, pasi që e mposhti me rezultat 4:0 Vitinë. Kjo e bën të lumtur edhe Megzon Visokën, kryetrajnerin e Arbërisë. 

“Pas një fillimi jo të mirë dhe jo ashtu siç e meritonim si në aspektin individual ashtu edhe atë kolektiv, unë dhe FC Arbëria e mbyllim këtë gjysmë stinori në mënyrë shumë të mirë, me fitore bindëse dhe përformancë superiore në ndeshjen për Kupën e Kosovës, Arbëria - Vitia 4:0. 

Përgëzojë bashkëpunëtorët e mi të ngushtë dhe të gjithë futbollistët për rezultatet e arritura deri tani sepse ata janë me meritorët që FC Arbëria po lufton fuqishëm për rikthim në elitën e futbollit tonë. 

Tifozëve të FC Arbëria dhe futbolldashësve lipjanas ju premtojmë se FC Arbëria në stinorin e ri do të jetë shumë e fuqishme dhe do të ndjekë me vendosmëri arritjen e objektivave të caktuara”, ka shkruar Visoka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat