Dybala dhe rinovimi

Futboll

Dybala dhe rinovimi

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:28
Dybala dhe rinovimi

Siç raporton “La Stampa”, Paulo Dybala ka gjetur buzëqeshjen, golat dhe përgjegjësinë si kapiten. Mungon vetëm firma për rinovimin e kontratës. Historia e çështjes së fitimeve kapitale po shtyn zyrtarizimin përfundimtar e të shumëpritur të marrëveshjes së re.

Një efekt anësor i pashmangshëm, duke qenë se këto janë ditë komplekse për drejtuesit e Juventusit, të cilët po luftojnë me strategji ligjore dhe takime të të gjitha llojeve për t’i qetësuar lojtarët dhe punonjësit e klubit.

Një pauzë fiziologjike, por situata mbahet nën kontroll pas shtyrjes së hetimeve nga Prokuroria Publike e Torinos.

Përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas po përmbyllin dokumentet më të fundit burokratike të operacionit dhe javën e ardhshme do të testojnë terrenin me klubin për hapat e ardhshëm, por mbi të gjitha datën e nënshkrimit. Prandaj, qetësia do të jetë e plotë për Dybala, i cili në dy sezonet e fundit ka pasur edhe periudha të vështira, brenda e jashtë fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat