Batatina vazhdon t’iu besojë të rinjve

Futboll

Batatina vazhdon t’iu besojë të rinjve

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:29
Batatina vazhdon t’iu besojë të rinjve

Skuadra e Llapit ka siguruar plasmanin në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës në futboll pas fitores kundër Kikës në 1/16 e finales.

Fituesit e Kupës së Kosovës edicionin e kaluar shënuan fitore të ngushtë 2-1 kundër skuadrës së Kikës që bën gara në Ligën e Parë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, njihet si trajner që u beson shumë futbollistëve të rinj nga akademia e klubit.

Ai ka aktivizuar për herë të parë tre futbollistë që shijuan për herë të parë fanellën e Llapit me ekipin e parë.

Avni Selmani 17 vjeç, Festim Haxhiu 18 vjeç dhe Muhamed Llapashtica gjtihashtu 18 vjeç, ishin tre lojtarët që debutuan për Llapin në ndeshjen e Kupës.

Avni Selmani dhe Festim Haxhiu nisën ndeshjen nga minuta e parë me Selmanin që zhvilloj ndeshjen deri në minutën e 75-të, kurse Haxhiu zhvilloj 45 minuta e Llapashtica luajti nga minuta e 85-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat