Milani - përballet me konkurencën e rivalëve të qytetit

Futboll

Milani - përballet me konkurencën e rivalëve të qytetit

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:09
Milani - përballet me konkurencën e rivalëve të qytetit

Paraqitjet e dobëta të Alessio Romagnolit me Milanin kanë detyruar drejtuesit kuqezi të hidhen në merkato për të siguruar një tjetër mbrojtës.

Kështu, Maldini dhe Massara po piketojnë kërkesat e Piolit në mënyrë që t’i plotësojnë atij ekipin në merkaton e janarit.

Kështu, sipas mediave italiane, në listën e tyre qëndrojnë dy mbrojtës. I pari është Bremer i Torinos. Megjithatë, për mbrojtësin brazilian, Milani duhet të përballet me konkurencën e rivalëve të qytetit Interin si dhe Tottenhamin e Contes.

I dyti, që konsiderohet edhe si më i rëndësishmi për Maldinin është talenti i Manacos, i lindur më vitin 2001, Benoit Badiashile. Ai konsiderohet nga drejtuesit si e tashmja dhe e ardhmja e klubit dhe për pasojë ata po konsiderojnë të investojnë 25 milionë euro për të. Gjithçka pritet të zbulohet në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat