Mourinho e lavdëron shqiptarin

Futboll

Mourinho e lavdëron shqiptarin

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:29
Mourinho e lavdëron shqiptarin

Jose Mourinho duket se pak nga pak po ndryshon mendje rreth Marash Kumbullës.

Edhe pse mbrojtësi shqiptar nuk është ndër alternativat kryesore për prapavijën e skuadrës kryeqytetase, trajneri portugez ka filluar që t’i kushtojë më shumë vëmendje e sot edhe një elozh të veçantë.

Duke folur para gazetarëve në konferencë për shtyp, Mourinho ka theksuar se e rëndësishme ishte që të vlerësohej kontributi i emrave si Marash Kumbulla, të cilët luanin më pak, por mbështetnin ekipin dhe jepnin maksimumin në fushë.

“Duhet t’i jepet meritë lojtarëve që nuk luajnë shumë, si në rastin e Diawara, i cili gjithsesi ka punuar shumë gjatë javës, edhe pse luan pak”.

“Lojtarët që luajnë, e bëjnë me gjithë grintën dhe miqësinë që nevojitet.

Si Kumbulla, i cili hyn për të luajtur një minutë, por ka ndalur një aksion të rrezikshëm, mori të verdhë dhe hidhet në mes të goditjes së dënimit kundërshtare. Ka mbuluar një gjigant si Milinkoviç dhe del i lumtur pasi ka bërë shumë”, shpjegoi Mourinho para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat