Ramiz Sadiku përballet me Vushtrrinë

Futboll

Ramiz Sadiku përballet me Vushtrrinë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 15:43
Ramiz Sadiku përballet me Vushtrrinë

Nesër me fillim nga ora 12:30, Ramiz Sadiku është nikoqire e skuadrës nga Vushtrria.

Shorti në Kupën e Kosovës bëri që këto dy skuadra të takohen përsëri, dy skuadrat janë në Grupin B në ligën e parë të Kosovës, dhe e njohin shumë mirë njëra-tjetrën.

Në gjashtë ndeshjet e fundit, Vushtrria ka të gjitha fitore përball Ramiz Sadikut, ndërsa e ka mposhtur dy herë këtë edicion në ligën e parë.

Vushtrria është kampione vjeshtore me 26 pikë, Ramiz Sadiku pozicionohet në vendin e katërt me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat