Muçi nuk luan deri në vitin e ardhshëm

Futboll

Muçi nuk luan deri në vitin e ardhshëm

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:25
Muçi nuk luan deri në vitin e ardhshëm

Ernest Muçi është dëmtuar në përballjen e Legias kundër Leicester në Europa League.

Futbollisti shqiptar nuk mund ta vazhdonte dot ndeshjen për shkakun e dëmtimit të marrë nga Kiernan Debury-Hallem.

Muçi ndjeu dhimbje të forta në kyçin e këmbës së majtë dhe ka dalë me ndihmën e mjekëve duke çaluar.

Frika e madhe e Legias është konfirmuar dhe në bazë të vlerësimeve të bëra, dëmtimi ka rezultuar i rëndë.

Sigurisht, jo aq sa të diskutohet mungesa për muaj me radhë, por Muçit do t’i duhet kohë për t’u kthyer sërish në fushën e blertë.

E vetmja gjë e sigurt deri tani është se futbollisti shqiptar nuk do të luajë më për 2021 me fanellën e gjigantëve polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat