Pirlo: Interi nuk i ka cilësitë tona

Futboll

Pirlo: Interi nuk i ka cilësitë tona

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 13:57
Pirlo: Interi nuk i ka cilësitë tona

Është duke u diskutuar shumë seriali i “Amazon Prime Video” kushtuar sezonit 2020-2021 të Juventusit të drejtuar nga Andrea Pirlo.

Në fakt, ka një sfond interesant për punën e trajnerit të Juventusit me ekipin. Në veçanti, në intervalin e ndeshjes së parë të Kupës së Italisë në “San Siro” kundër Interit të Contes (më vonë fitoi Juve 2-1), trajneri i Juventusit shqipton këtë fjali që tingëllon si një shigjetë drejt vetë ish-trajnerit zikaltër, shkruan Telesporti.

“Interi nuk e kanë cilësinë tonë. Të gjitha veprimet e zikaltërve janë të memorizuara (automatizuara).

Nëse iu bllokojmë veprimet e mësuara përmendësh nuk dinë çfarë të bëjnë”. Këto janë fjalët e Pirlos drejtuar lojtarëve, që përbëjnë një akuzë indirekte për Antonio Conte dhe me siguri do t’i bëjnë njerëzit të diskutojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat