Sergio Aguero do të jetë jashtë fushave për një kohë, nëse veçse nuk i var atletet për shkak të probleme me zemër.
Kështu, sipas “Fichajes”, Xavi Hernandez iu ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës një tjetër sulmues veteran.
I përzgjedhuri është Edinson Cavani i Manchester United dhe raportohet se kanë nisur tashmë bisedimet.
Sipas Fichajes, Barcelona do të tentojë ta transferojë sulmuesin në afatin kalimtar të janarit, pasi s’po gjen hapësira te ‘djajtë e kuq’, ka luajtur vetëm 270 minuta këtë sezon.
Xavi do t’i ofrojë fillimisht gjashtë muaj kontratë me mundësi vazhdimi për një vit tjetër, deri në vitin 2023.