Diaz: Uroj që të jenë sa më të zhurmshëm

Futboll

Diaz: Uroj që të jenë sa më të zhurmshëm

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 11:38
Diaz: Uroj që të jenë sa më të zhurmshëm

Për herë të parë që nga prilli i 2006-ës Milani nuk pësoi gol në tokën spanjolle. Që nga viti 2013 kur fitonin ndaj Sëlltikut, për kuqezinjtë në transfertë kishin ardhur pesë humbje dhe dy barazime.

Suksesi i së mërkurës erdhi falë golit të Mesiasit, por edhe paraqitjes së Brahim Diazit që në Spanjë është lindur e është rritur.

Spanjolli ka dhënë dje një intervistë për televizionin e klubit ku ka analizuar ecurinë e ekipit në Champions dhe ambiciet sezonale.

E imagjinoni “San Siro”-n kundër Liverpoolit?

"Normal që po, fundja tifozët na kanë ndjekur gjithmonë e kanë qenë të shumtë në numër. Kemi nevojë për ta dhe besoj me shtysën që do të na japin do të na lehtësojnë disi punën. Uroj që të jenë sa më të zhurmshëm për të qenë lojtari i 12-të", tha Diaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat