Marash Kumbulla: Ndihem i rritur falë punës së Mourinhos

Futboll

Marash Kumbulla: Ndihem i rritur falë punës së Mourinhos

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 11:17
Marash Kumbulla: Ndihem i rritur falë punës së Mourinhos

Marash Kumbulla duket se po fiton besimin e Zhoze Murinjos, teksa ka qenë titullar në tre ndeshjet e fundit me Romën.

Mbrojtësi shqiptar hyri në fushë nga minuta e parë edhe kundër Zorias së Luhanskut, ndërsa para se të niste ndeshje ka dhënë një prononcim të shkurtër për mikrofonin e “Sky Sport“.

Kumbulla është shprehur se ndjen një rritje të nivelit të tij profesional dhe kjo falë punës së trajnerit portugez.

“Jam mësuar pak më shumë të luaj me tre mbrojtës, por mund të luaj me të gjitha sistemet. Ndihem i rritur, stërvitem çdo ditë dhe falë punës së trajnerit”, është shprehur Marash Kumbulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat