Nuhiu: Kundërshtari me një gjysmërast na ndëshkoi

Futboll

Nuhiu: Kundërshtari me një gjysmërast na ndëshkoi

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 15:49
Nuhiu: Kundërshtari me një gjysmërast na ndëshkoi

Ka përfunduar xhiro e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Drita është mposhtur në derbin e madh ndaj Gjilanit, me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle. Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas humbjes në derbi.

Nuhiu theksoi se ishin me kërkues por që u ndëshkuan nga një gjysmërastë i kuqebardhëve.

“Në derbi nuk mund të krijosh shumë dhe në dy raste të pastëra nuk realizuam, por kundërshtari me një gjysmërast na ndëshkoi. Ishim me kërkues por kur nuk shënon gjithnjë bëhet më e vështirë.

Kur ke futbollistë cilësor kërkohet një fushë e mirë, fusha na penalizoi, por nuk është faktori kryesor që e humbëm ndeshjen. Po shohim një kampionat të barabartë, kjo e bë shumë më të mirë kampionatin, duhet të harrojmë këtë ndeshje sa më shpejtë’, përfundoi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat