Vazhdon valsi i emrave që përmenden për zëvendësuesin e mundshëm...

Futboll

Vazhdon valsi i emrave që përmenden për zëvendësuesin e mundshëm...

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:36
Vazhdon valsi i emrave që përmenden për zëvendësuesin e mundshëm...

Vazhdon valsi i emrave që përmenden për zëvendësuesin e mundshëm të Mauricio Poçetinos në stolin e PSGsë në rast se argjentinasi lë stolin për t’u transferuar te Mançester Junajtidi.

Sipas “The Independent”, përveç vlerësimit të emrit të Zinedin Zidanit, i cili është kandidati i preferuar i parisienëve, drejtuesit e PSG-së do të shqyrtonin edhe trajnerin aktual të kombëtares franceze, Didie Deshamp.

Puna e tij në krye të kampionëve të botës do të përfundojë pas Botërorit të Katarit.

Megjithatë, në rast të një rokade të papritur në aksin Paris-Mançester, PSG-ja do të tentojë të afrojë në “Parc des Princes” ish-trajnerin e Realit, Zinedin Zidan, njeriu që mund të premtojë Championsin e munguar në Paris. Zizu i ka rezistuar deri tani përpjekjeve të “Djajve” për ta joshur në “Old Trafford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat