Trajneri italian duket më pak i bindur

Futboll

Trajneri italian duket më pak i bindur

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 14:27
Trajneri italian duket më pak i bindur

Pas largimit të Ole Gunnar Solskjaerit kanë nisur të qarkullojnë disa emra për pasardhës të tij.

Roberto Mancini dhe Unai Emery janë dy kandidatët tjerë për ta marrë në dorë ekipin e Manchester United.

Sipas mediave gjermane, “Djajtë e Kuq” e kanë kontaktuar tashmë trajnerin italian.

Por, selektori i Italisë nuk duket fort i bindur për t’u bërë trajner i klubit nga “Old Trafford”.

Ndërkohë, trajneri spanjoll do ta mirëpriste një mundësi të tillë.

Megjithatë, United duhet të merret vesh fillimisht me Villarrelin, ku 50 vjeçari është trajner.

Ndër të tjera, mbetet në opsion edhe emri i Mauricio Pochettinos.

Madje, trajneri aktual i Paris Saint-Germainit është kandidati kryesor i Unitedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat