Muriqi ka rastin e fundit me Lazion

Futboll

Muriqi ka rastin e fundit me Lazion

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 11:19
Muriqi ka rastin e fundit me Lazion

Lazio do të ndeshet mbrëmjen e nesërme me Lokomotiv Moskën në Rusi në një sfidë mjaft të rëndësishme për rrugëtimin e bardhekaltërve në Ligën e Europës.

Kjo do të jetë një sfidë e ndërlikuar dhe për sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqin i cili pritet të ketë shansin e fundit ditën e nesërme për të treguar vlerat e tij.

27-vjeçari është jashtë planeve të Sarrit, por dëmtimi i Imobiles e bën të detyruar një aktivizim të sulmuesit të Kosovës.

Muriqi u transferua te Lacio vitin e kaluar nga skuadra e Fenerbaçes ku nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë, duke marrë parasysh se për kartonin e tij bardheklatrit shpenzuan afro 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat