Juventus mbetet në garë

Futboll

Juventus mbetet në garë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 15:28
Juventus mbetet në garë

Juventus, për shkak të mungesës së fondeve dhe domosdoshmërisë për të përforcuar skuadrën, është në kërkim të goditjeve me kosto zero.

Një nga këta mund të jetë Ousmane Dembele i Barcelona-s.

Pavarësisht kalimit të Xavi-t në drejtim të klubit katalanas, duket se situata e sulmuesit francez nuk ka ndryshuar.

Sipas Mundo Deportivo, distancat për rinovimin e kontratës me Barçën mbetet e madhe dhe dëshira e lojtarit duket se është ajo që të provojë një aventurë të re.

Mes klubeve të ndryshme që duan ta sigurojnë lojtarin me kosto zero është edhe Juventus.

Konkurrenca është shumë e fortë, me klube të mëdha të Premier League si Manchester United dhe PSG që kanë një fuqi të madhe ekonomike.

Juventus do të provojë deri në fund që ta fitojë garën dhe t’i dhurojë Allegri-t një super lojtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat