Roma fiton në Genoa, - 10 pikë nga lideri! Kumbulla 87 minuta

Futboll

Roma fiton në Genoa, - 10 pikë nga lideri! Kumbulla 87 minuta

Nga: K.Goca Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 22:38
Roma fiton në Genoa, - 10 pikë nga lideri! Kumbulla 87 minuta

Roma ngadhënjen me rezultat minimal 2:0 ndaj Genoa-s, në ndeshjen e javës së 13-të të Serie A. 

Tre pikë domethënëse për romakët, të cilët e shkurtojnë diferencën me pikë me liderin e tabelës. 

Afena-Gyan shënon në minutën e 82-të e 90+4.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, u paraqit 87 minuta për Romën.

Roma tani zë vendin e pestë me 22 pikë, ngec për 10 pikë nga Napoli e Milani, ndërsa Genoa është në pozitën e 18-të me 9 pikë.  

Trajneri Jose Mourinho megjithatë arriti qëllimin, kthehet me pikë të plota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat