Solskjaer i “kënaqur” nga shkarkimi

Futboll

Solskjaer i “kënaqur” nga shkarkimi

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:13
Solskjaer i “kënaqur” nga shkarkimi

Mançester Junajtid do të detyrohet të paguajë 7.5 milionë paund Ole Gun Solskjaer pas shkarkimit, me norvegjezin që ka të drejtë të marrë një pagë të plotë për një vit pavarësisht formës së tmerrshme të skuadrës së tij në fushë.

‘’Djajtë e Kuq’’ vendosën të shkarkojnë norvegjezin pas një mbledhje urgjente të bordit pas humbjes poshtëruese 4-1 në Uatford ditën e djeshme.

Kjo ishte humbja e pestë e Junajtid në Premier Ligë në shtatë ndeshjet e fundit, duke konfirmuar një krizë totale në klubin anglez.

Kjo shifër e bën norvegjezin trajnerin e pestë më të paguar në Angli, pas homologëve të tij Pep Guardiola dhe Jyrgen Klop, Brendan Roxhers dhe trajneri i Lidsit, Marselo Bielsa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat