Shkupi luan si macja me miun me Pelisterin 

Futboll

Shkupi luan si macja me miun me Pelisterin 

Nga: K.G. Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:57
Shkupi luan si macja me miun me Pelisterin 

Shkupi konfirmoi edhe një herë se nuk është rastësisht në kreun e tabelës të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare ka luajtur si macja me miun me ekipin e Pelisterit nga Manastiri, duke e demolouar me rezultat 5:0, në kuadër të javës së 14-të.

Cvetanovski (11' e 41'), Markovski (37'), Gorgievski (54') e Çeshmeçiev (85'), shënuan për Shkupin.

Shkupi kryeson me 32 pikë e Pelisteri renditet në pozitën e 12-të (të fundit) me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat