Dy klubet italiane në garë për lojtarin e PSG-së

Futboll

Dy klubet italiane në garë për lojtarin e PSG-së

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Dy gjigantë italianë ndodhen në luftë për mesfushorin e PSG-së. 

Roma dhe Juventusi po konkurrojnë për nënshkrimin e mesfushorit të Paris St-Germain, Leandro Paredes, sipas Calciomercato.

Të dy klubet po planifikojnë të lëvizin për 27-vjeçarin kur tregu i transferimeve të rihapet në janar.

Paredes aktualisht është jashtë favorit te PSG dhe po i afrohet 18 muajve të fundit të kontratës së tij.

Argjentinasi ka pasur minuta të kufizuara me parisienët këtë sezon ku ka regjistruar vetëm tri paraqitje në Ligue 1 të Francës këtë sezon deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat