Ankth në Madrid

Futboll

Ankth në Madrid

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:27
Ankth në Madrid

Te Reali i Madridit është ngritur alarmi në lidhje me dy lojtarët e kombëtares belge, Eden Hazard dhe Tibo Kurtua. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të tyre.

Por këtë herë shqetësimi vjen nga pandemia “COVID-19”. Shoku i tyre te kombëtarja belge, Kevin de Brujne, ka rezultuar pozitiv dhe kjo ka ngritur shqetësimin në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy lojtarëve të Realit.

Sipas mediave spanjolle në Madrid janë në ankth dhe në pritje të rezultateve të testeve molekulare për gjendjen e dy lojtarëve të tij.

Nëse Hazard nuk përben ndonjë shqetësim madhor për Realin, një mungesë e mundshme e portierit Tibo Kurtua nuk do të ishte pak për “Los Blancos”.

Portieri i kombëtares belge ka qenë një nga pikat më të forta të Realit në këtë sezon dhe trajneri Ançeloti nuk do të dëshironte të humbiste atë. Të dy lojtarët kanë qenë në kontakt me shokun e tyre De Brujne, ndaj gjithçka do të varet nga analizat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat