Bundesliga kurrë nuk ka “zhgënjyer” me gafat e portierëve

Futboll

Bundesliga kurrë nuk ka “zhgënjyer” me gafat e portierëve

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 00:40
Bundesliga kurrë nuk ka “zhgënjyer” me gafat e portierëve

Bundesliga kurrë nuk ka “zhgënjyer” me gafat e portierëve.

Në javën e 12-të bëhet potagonist në fushë “gardiani” i Greuther Furthit, Marius Funk. Në minutën e 28-të të sfidës në fushën e Borussias së Monchengladbachut, kur tabela elektronike tregonte rezultatin 1-0, portieri i miqve, në tentativë për të larguar topin nga zona me një goditje të fortë, e dërgoi sferën në këmbët e Florian Neuhaus, që nuk u mendua gjatë, por goditi menjëherë drejt portës së boshatisur, duke thelluar epërsinë në 2-0.

Një gafë që e mbylli shumë shpejt ndeshjen, madje Gladbachu realizoi edhe dy gola të tjerë për rezultatin përfundimtar 4-0.

Greuther Furthi, praktikisht, e ka prenotuar biletën drejt Bundesligës së Dytë me një start shumë të dobët të kampionatit, pasi në 12 javë ka mundur të marrë vetëm një pikë në javën e dytë, ndërsa në 11 sfida të tjera ka pësuar vetëm disfata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat