“Intelektualët” zbulojnë arsyen pse nuk u paraqitën

Futboll

“Intelektualët” zbulojnë arsyen pse nuk u paraqitën

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 21:50
“Intelektualët” zbulojnë arsyen pse nuk u paraqitën

Sot pritej që “Intelektualët” të rikthehen në tribuna për t’i dhënë përkrahje të madhe skuadrës së zemrës.

Drita arriti të shënonte fitore minimale 1-0 ndaj Drenicës, por gjatë 90-të minutave nuk u dëgjua zëri i tifozërisë së zjarrtë të bardhekaltërve.

“Intelektualët” ishin të organizuar për këtë ndeshje, por nuk u paraqitën për shkak se nuk iu lejua që të vendoseshin në tribunën e tyre të përhershme.

“Pershkak se u mbyll tribina jonë në diten e ndeshjes, Intelektualët nuk u paraqitën sot. Intelektualët nuk pranojnë të paraqiten në sektorin kundërshtar, të tifozëve mysafir dhe me masa kufizuse”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat