Galatasaray dhe Besiktas në ‘luftë’ për sulmuesin e Kosovës

Futboll

Galatasaray dhe Besiktas në ‘luftë’ për sulmuesin e Kosovës

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 18:12
Galatasaray dhe Besiktas në ‘luftë’ për sulmuesin e Kosovës

Dy gjigantët turk, Besiktas dhe Galatasaray, janë vënë pas talentit të Llapit, Valmir Veliut.

Trajneri i Besiktas, Sergen Yalçın dhe ai i Galatasaray, Fatih Terim, kanë shpreshur gadishmërin që ta afrojnë lojtarin e Kosovës U21, në skuadrat e tyre, pasi shihet si alternativë e mirë për Kerem Akturkoğlu (Galatasaray) dhe Cyle Larin (Besiktas).

Të dy klubet tashmë janë në luftë për t’i siguruar shërbimet e talentit tonë që në janar.

Në pamundësi për të nënshkruar një kontratë të re me Cyle Larin dhe duke pritur që futbollisti kanadez të shkojë në Ligën Premier, Beshiktaş vazhdon kërkimin për një sulmues të mirë krahu, ndërsa trajneri i kampionëve Sergen Yalçın i dha dritën e gjelbër klubit për Valmir Veliun, shkruan CCN Turk.

Në anën tjetër Fatih Terim, i cili donte të merrte Arda Turanin, si alternativë e ka Veliun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat