Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Futboll

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 16:06
Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Shqipëria mori një rezultat historik për sa i përket kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë u renditën në vendin e 3 në Grupin I me 18 pikë, dy më pak se Polonia që shkoi në play-off.

Megjithatë kjo arritje nuk e ka ndihmuar Shqipërinë në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja jonë ka humbur pikë dhe aktualisht  renditet në vendin e 66. Shqipëria ka humbur 3 vende në renditje, sepse në tetor gjendej në vendin e 63. Shkak i kësaj rënie është se fitorja ndaj Andorrës, nuk garanton shumë pikë ne klasifikim meqë ajo rensitet në vendin 155 të renditjes së FIFA.

Kosova nga ana tjetër, ka përmirësuar renditjen e saj pasi tani gjendet në vendin e 111, dy vende më sipër se renditja e fundit.

Për sa i përket kombëtareve të tjera, vendin e parë në renditje e mban Belgjika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat