Futbollisti bëri milionat dhe i regjistroi në emër të gruas, fundi i tij ishte tejet i keq

Futboll

Futbollisti bëri milionat dhe i regjistroi në emër të gruas, fundi i tij ishte tejet i keq

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 14:42
Futbollisti bëri milionat dhe i regjistroi në emër të gruas, fundi i tij ishte tejet i keq

Është e trishtë historia e dashurisë së lojtarit të kombëtares së Zimbabvesë, Tendai Ndoro.

Futbollisti 36-vjeçar bëri miliona dhe bëri një jetë të bukur me gruan e tij në Afrikën e Jugut.

Ndoro fitoi pjesën më të madhe të parave të tij duke u transferuar te klubi nga Omani, Al-Oruuba. Ai arriti që të bënte pasuri të madhe, vetura të shtrenjta, shtëpi luksoze dhe gjithçka tjetër.

Tërë pasurinë e fituar e regjistroi në emër të gruas së tij, Thando Masekos. I pafati Ndoro ishte i sigurt se lumturia do të zgjaste përgjithmonë dhe bëri një budallallëk të madh.

Gjithçka që fitoi, të gjitha paratë, pasuritë e paluajtshme, makinat, i humbi pasi që gruaja e tij kërkoi divorcin dhe i mori të gjitha.

Kjo është arsyeja pse Ndoro ka shpallur falimentimin dhe aktualisht mezi ia del mbanë.

Ai është 36 vjeçar dhe vështirë se mund të “kthjellet” nga falimentimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat