Alves më së paku i paguar, por ka klauzolën e çuditshme

Futboll

Alves më së paku i paguar, por ka klauzolën e çuditshme

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 12:14
Alves më pak i paguari, por ka klauzolën e çuditshme

Dani Alves nënshkroi kontratën me Barcelonën të mërkurën me kohëzgjatje deri në fund të sezonit. Më pas u prezantua në “Camp Nou” në një ceremoni ku transmetoi energji dhe atmosferë pozitive.

Disa orë më vonë, RAC1 ka zbuluar një detaj kurioz që përmban kontrata e mbrojtësit brazilian.

Mbrojtësi do të duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh nëse largohet nga Barcelona para 30 qershorit.

Është për t’u habitur që një lojtar 38-vjeçar me pagën më të ulët në të gjithë skuadrën e Barçës ka një klauzolë kaq të lartë.

I njëjti informacion garanton gjithashtu se nuk do të ketë mundësi për vijimin e marrëveshjes për një sezon të dytë, por sqarohet se ka një predispozitë të mirë nga të dyja palët që zgjatja e bashkëpunimit të realizohet.

Pikërisht, vetë Alves në prezantimin e tij foli për një zgjatje të mundshme të kontratës së tij edhe për një sezon:

“Nuk është shqetësim. Vij deri në qershor, pastaj mund të flitet për gjithçka. Do të duhet të shihen rezultatet, është një periudhë prove. Nëse marr notën 4.5, e di që jam i ngelur në klasë. Duhet të kesh notë të lartë për të vazhduar. Nëse jo, do ta përgatis vetë valixhen në qershor.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat