Alves: E mora fanellën me numrin 6 për Xavin

Futboll

Alves: E mora fanellën me numrin 6 për Xavin

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:46
Alves: E mora fanellën me numrin 6 për Xavin

Pavarësisht se është 38 vjeç, Xavi dhe Barcelona morën vendimin për ta rikthyer mbrojtësin e krahut, Dani Alvesin në klub, shkruan Insporti.

Dani Alves po prezantohet në “Camp Nou” para shikuesëve, ku edhe e nënshkroi kontratën.

Alaves gjatë prezantimit të tij tregoi arsyen pse do ta mbajë numrin tetë në fanellë. .

“Veshja 6-shin për Xavi. Dhe 8-shin tani për Iniestën dhe Stoiçkovin. Sepse homazhet duhet të bëhen në jetë” – tha Alves, transmeton Insporti.

Ndryshe, Alves është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit, kur mbledh gjithçka që ai ka fituar si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren braziliane.

Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka fituar 42 trofe, që është më shumë se ish-shoku i skuadrës Lionel Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat