Roma zbulon fanellën e tretë për sezonin 2021-22

Futboll

Roma zbulon fanellën e tretë për sezonin 2021-22

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 11:58
Roma zbulon fanellën e tretë për sezonin 2021-22

Klubi i Romës ka publikuar fanellën e tretë e cila do të jetë në përdorim për sezonin 2021-2022. Kjo fanellë është dizenjuar nga firma e famshme Neë Balance teksa këta të fundit kanë ruajtur edhe identitetin e romanëve.

Fjalë është për simbolin e ulkonjës e cila zë një pozicion të dukshëm në fanellë. Sakaq, ngjyra kryesore e fanellës është e verdha teksa në të janë të dizenjuara edhe dy vija, blu dhe të kuqe.

Ndërkohë, Bryan Cristante beson se fanella e re do ta ndihmojë skuadrën për të qenë dominante në fushë.

“Më pëlqen energjia dhe gjallëria që përcjell kjo fanellë. Ka një pamje të fortë dhe që bie në sy, besoj se do të na ndihmojë edhe të jemi dominant në fushë”, u shpreh mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat