Në mesnatë Argjentina - Brazili

Futboll

Në mesnatë Argjentina - Brazili

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 21:02

Jo vetëm në Evropë por edhe në kontinentin e Amerikës Latine janë duke u zhvilluar ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Njëra nga përballjet më të rëndësishme nga kjo anë do të zhvillohet që në minutat e para të së mërkurës, kur Argjentina dhe Brazili përplasen në “Estadio del Bicentenario” në San Juan.

Kjo ndeshje fillon menjëherë pas mesnate, më saktësisht duke filluar nga ora 00:30.

Në grupin e skuadrave të Amerikës Latine, kryeson Brazili me 34 pikë, i ndjekur nga Argjentina me 28.

Nga ky grup, në Kampionatin Botëror “Katar 2022” do të kualifikohen katër skuadra, kurse e pesat do të luajë në play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat