Reali heq dorë nga angazhimi i sulmuesit

Futboll

Reali heq dorë nga angazhimi i sulmuesit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:30
Reali hjek dorë nga angazhimi i sulmuesit

Real Madrid i është larguar nga gara për yllin e Borusia Dortmundit, Erling Haaland.

Norvegjezi ishte prioriteti kryesor i Realit pas Kylian Mbape, por tani klubi madrilen është larguar nga kjo garë.

Gazetari me burime të shumta pranë Real Madridit, Josep Pedrerol nga “El Chiringuito” raporton se Real Madrid e ka hedhur poshtë mundësinë e nënshkrimit të Haaland.

Arsyeja kryesor thuhet se është që besojnë që Haaland do përfundojë në Premierligë sezonin tjetër. Ndërkohë, Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro që do aktivizohet në verë, ku kërkohet nga top klubet, si Barcelona, Man. Siti, Man. Junajted, Çellsi, Liverpul dhe Bajern Munihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat