Ngjan edhe kjo, 32 mijë kilometra dhe 50 orë udhëtim për ndeshjen e Kupës së Francës

Futboll

Ngjan edhe kjo, 32 mijë kilometra dhe 50 orë udhëtim për ndeshjen e Kupës së Francës

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:40
Ngjan edhe kjo, 32 mijë kilometra dhe 50 orë udhëtim për ndeshjen e Kupës së Francës

Shumë shtete kanë zgjedhur t’i bëjnë sa më interesante kompeticionet e Kupave kombëtare. Anglia ka FA Cup, aty ku skuadra si Liverpool, City dhe United mund të përfundojnë duke luajtur në province me ekipe amatore.

Në Francë shkojnë edhe më tej. Në Kupën e Francës marrin garojnë edhe skuadra të shteteve që ndodhen në varësi të shtetit të madh europian.

Një ndër ta është AS Venus, ekip nga Polinezia Franceze, që dje u përball me Trelissac FC.

Lojtarët e AS Venus kanë kryer një udhëtim rraskapitës për t’u paraqitur në fushën e Trelissac FC.

32 000 km në total të përshkruara; 16 mijë për të shkuar dhe po kaq për t’u rikthyer në shtëpi.

Rreth 50 orë udhëtim në total, teksa e gjithë sakrifica e skuadrës së AS Venus u “shpërblye” me humbjen 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat