Inter rinovon me një tjetër futbollist

Futboll

Inter rinovon me një tjetër futbollist

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:59
Inter rinovon me një tjetër futbollist

Te Interi vijojnë të punojnë për rinovimet me futbollistët që janë drejt skadencës së kontratës dhe pas Lautaros e Barellës, i ka ardhur radha të firmosë marrëveshjen e re mbrojtësit italian Federico Dimarco.

Ky i fundit është rritur në ekipet e moshave zikaltër dhe aktualisht ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2023-shit, nga e cila përfiton një pagë prej 600 mijë eurosh në sezon, shumë pak për një futbollist që po luan shpesh me Inzaghin në pankinë.

Propozimi i zikaltërve është një kontratë e re e vlefshme deri në verën e 2026-ës, me një pagë prej 1.6 milionë eurosh bazë dhe me rritje të vazhdueshme nga viti në vit, në bazë edhe të paraqitjeve dhe duket se Dimarco ka pranuar të firmosë në ditët e ardhshme.

Brenda muajit nëntor pritet një takim edhe me përfaqësuesit e Marcelo Brozovic, të cilëve do t’u bëhet edhe një propozim i fundit për rinovimin dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje, atëherë kroati do të duhet të bëjë planet për t’u larguar nga Milano.

Sa i përket merkatos në hyrje, Piero Ausilio po ndjek me vëmendje lojtarë në skadencë kontrate, teksa ka sistemuar gjithçka për portën me kamerunasin Onana dhe tani po punon për emra si gjermanët Rudiger e Gunter, të cilët dalin të lirë nga qershori, por kanë kërkesa edhe nga shumë klube të tjera europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat